Afrohu – kënga më e re nga Mërgimi dhe Genta…

mergimi

Keto ditë në një nga Pubet  e njohura të Gjilanit  në  prezencën e të aferme, miqve dhe dashamirëve  që ata kishin ftuar  , Mërgim Hyseni dhe Genta Loku promovuan këngën dhe klipin më të ri  me titull – Afrohu .

Kënga që ata sjellin në një zhaner  të kerkuar nga grupmoshat e tyre , si dhe klipi i realizuar mjaft mirë , me momente dhe skena të bukura e justifikojne përpjekjen e tyre  që të pëlqehen dhe të kërkohen për të performuar në evente të ndryshme muzikore.

Tek Mergimi dhe  bashkëpuntorët e tij spikat talenti edhe në projektet e ndryshme te video produksionit,por projekti Afrohu dëshmon faktin se ai duhet te Afrohet dhe përqendrohet  gjithnjë e më shumë me skenën muzikore.

Vlen të theksohet se tekstin e kesaj kënge e ka bërë vetë Mërgimi ndërsa muzikën dhe orkestrimin – Florian Salihu

Videoklipi është realizuar  nga AlbanianDream me regji të Mërgim Hysenit, kamera: Gentrit Murati, koreografia, Hekurani Musliu.
Televizioni TVR nga dje ka filluar transmetimin e këtij videoklipi , të cilin mund ta shikoni edhe ne linkun e mëposhtem..

 

 


You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

Leave a Reply

Loading images...