TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Aktivistët e VV-së në ndalim 48 orësh në Polici

August 17, 2018

Shtatë aktiviste e aktivistë të vetëvendosjes të cilët u arrestuan sot në protestën kundër dhunës në familje janë vendosur nën ndalim 48 orësh pasi kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe në drejtim të zyrtarëve policorë dhe stacionit të Policisë në Prishtinë. Këtë e konfirmoi Policia e Kosovës, përmes një komunikate. “Si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar (10) dhjetë  zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm ne QKUK .Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t’i marr veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të  vendimit të tij (7)shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48(dyzetë e tetë) orë dhe rasti është inicuar Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Policisë. Policia tha se është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet veprimet e saj i ndërmerr konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, andaj edhe rastet e kësaj natyre i trajton me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. “Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ligjin mbi tubimet publike që parasheh lajmërimin e protestës”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi ka kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të aktivistëve të arrestuar

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret