TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Albin Kurti pajtohet me Berishën, dalin të dy kundër ndryshimit të kufijve

September 8, 2018

Ne mes te furtunes qe ka perfshire prej gati nje muaj Kosoven dhe jo vetem, lidhur me iden e korrigjimit te kufirit; pas takimit te deshtuar mes Thacit dhe Vucic ne Bruksel dhe ne prag te vizites se shumeperfolur te ketij te fundit ne Kosove, Albin Kurti takohet me Sali Berishen ne Tirane. Ne dukje nje takim mese normal mes dy politikaneve, por momenti ne te cilin zhvillohet takimi si dhe e kaluara jo shume miqesore mes Kurtit dhe Berishes, i japin nje tjeter peshe ketij takimi. Berisha ishte i pari politikan shqiptar i cili u artikulua hapur kunder kesaj ideje, madje pati replika ne distance dhe me Presdenti Hashim Thaci. Qendrim, te cilin Berisha e perforocon edhe ne takimin me Kurti ku i quan ata qe kane hedhur kete ide si argate te Beogradit ne Prishtine. Terme te cilin ish-kryeministri e artikulon tre here gjate fjales se tij.
Sali Berisha Serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia dolën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror. Eshtë nje nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit  për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit. U bëj thirrje qyetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike. Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Repubilikës së Kosovës.  Nuk ka asnjëri tager, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës.   Berisha shkon dhe me tej kur artikulon se kjo idea nuk eshte dicka e re dhe i eshte prezantuar dhe atij vite me pare, duke mos kursyer dhe thumbimet per Thacin.
 Sali Berisha Sa herë që e kana shtruar, me dhjetëra herë, kana marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, per fat të keq edhe nga kata që sot kana marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt. Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare por dhe Prishtina zyrtare. Ndërsa tani na u gdhi si një ide shqiptare. Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet t’a mbështesi. 
  Nga ana e tij Albin Kurit vleresoi ish-kryemnistrin Berisha per qendrimin e mbajtur lidhur me kete ceshtje si dhe ka riperseritur qendrimin e Levizjes Vetvendosje lidhur me bashkimin kombetar.
 Albin Kurti Si Levizje Vetvendosje mendojme qe kufijte jane te padrejte dhe korrigjimi i kufijeve ka kuptim kur fillon me heqjen e kufirit Kosove-Shqiperi ne frymen e bashkimit Kombetar e jo pazarave me Serbine ne krye te se ciles jane cetniket e kohes milloshevicit dhe sheshelit, si trashegimtar  te drejtperdrejt politik te tyre.  
Kurti i beri apel te gjithe shqiptareve qe te behen bashke per te mbrojtur pavaresine e Kosoves, e cila sipas tij po vihet ne rrezik nga idea e Presidentit Thaci.    

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret