TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Andi Boka – King of the Bench

February 23, 2019

” King of the Bench” – kështu e thërrasin Andin shokët dhe të afërmit e tij , peshngritësin e medaljeve dhe trofeve të shumta në Kanada dhe Amerike . I sjellshëm dhe mjaft i displinuar , 22 vjeçari nga Tirana Andi Boka i cili jeton prej shum vitesh ne Peterborough, On në Kanada , është tashmë model suksesi për bashkëmoshatarët e tij dhe për te gjithë ata që e njohin në këtë qytet. Në vitin 2017 dhe 2018 renditet i pari për në provincën e Ontarios  , në kategorisë bench press ,  në peshngritjen  403 pounds ( afersishtë 183 kg) , 1 pound më pak se rekordi kombëtar i Kanadasë. Përplot pasion për të vazhduar më tutje drejt sukseseve të reja , ai stërvitet në palester 3 orë  ,duke mos lënë anash studimet në biologji  dhe angazhimet në punë me orar të reduktuar si asistent psikoterapist. I dashur me shoqerinë dhe gjithmonë i gatshëm për të përkrahur  vëllaun e tij  Albin që luan futboll  për skuadren e qytetit ,  si dhe për motrën e vogël Dorinen e cila është kampione e Ontarios në Gjimnastikë . Me 6 mars Andi konkuron për titullin kampion për  kategorinë e të rinjeve të Kanadase. Urojmë që ti shpërblehen të gjitha sakrificat sidomos në sezonë provimesh, në këtë sport së te veshtirë, të fortë po aq dhe delikat qe kerkon nje forme formë të përkryer dhe pa lëndime . Në rripin e mesit ai do të vendosë flamurin shqiptar  , në pjesmarrjen e tijë në kryeqytetin e Kanadasë . Urime për këtë kampion me shqiponjën në zemër dhe gjakun kuq e zi ndër vena..

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret