TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Çështja e të pagjeturve të jetë në krye të agjendës së bisedimeve në Bruksel

August 30, 2018

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, qytetarë e shoqëri civile kanë marshuar sot në sheshin e Prishtinës për të kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ata mbanin në duar emrat e 1648 personave të zhdukur, të të gjitha etnive në Kosovë dhe iu drejtuan Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës duke kërkuar që angazhohen më shumë në këtë proces. Këta emra ata i vendosën në një kuti të zezë, të cilën thanë se do t’ia dorëzojnë kryeministrit të Kosovës me pyetjen “Edhe sa kjo kuti do të qëndrojë e mbushur”.
Marigona Shabiu, Drejtoreshë e organizatës, tha se ky nuk është favor që po e kërkojnë nga institucionet, por është obligim i tyre që të punojnë në këtë drejtim. Aktivistët deklaruan se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të jetë e plotë, nëse nuk ka garancë nga shteti i Serbisë se do të zbardhet fati i personave të pagjetur. Gramos Berisha, i mbijetuar nga Masakra e Suharekës, tha se shteti ka dështuar t’i mbështesë familjet e personave të pagjetur.
Aktivitetit të sotëm iu bashkuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës tha se iu bashkuan këtij marshi që të kërkojnë nga institucionet e Kosovës zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Ju kemi bashkëngjite këtij marshi dhe kërkojmë nga institucionet, sigurisht që ata janë faktori që duhet të jep një përgjigje se ku janë rreth 1600 të pagjetur, 20 vjet pas luftës ende nuk ka asnjë përgjigje nga shteti se ku janë këta persona. Familjet e tyre janë në ankth të vazhdueshëm duke pritur përgjigje se ku gjenden ata”, tha ajo. Aktivistët po konsiderojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për çështjen e të pagjeturve. Sipas tyre, një marsh i tillë është marsh për të vërtetën dhe drejtësinë. Aktivistët thanë se të pagjeturit nuk janë numra, por persona që meritojnë respekt. Marshi për personat e pagjetur kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë shoqërore për të kërkuar drejtësi për të pagjeturit

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret