TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Dua Lipa shkruan historinë, bëhet shqiptarja e parë që fiton dy çmime “Grammy

February 11, 2019

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”. Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Akademia e regjistrimeve “Grammy”, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Dua Lipa, Diplo dhe Mark Ronson kanë lënë prapa këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.
Por, bukuroshja jonë nuk u ndal me kaq pasi ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare. Pak para se të paraqitje në tapetin e kuq të eventit, këngëtarja shqiptare është njoftuar se ka fituar këtë çmim, ndërsa gëzimin e ka ndarë me fansat përmes një videoje në rrjetin social Instagram. “Jeta është vërtetë e çmendur tani. Kaq krenare që kënga jonë fitoi çmimin ‘Grammy’. Shihemi së shpejti në tapetin e kuq”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Dukja e Dua Lipës në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret