TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Edhe Brukseli i lejon Thaçin e Vuçiqin të diskutojnë shkëmbimin e territoreve

August 25, 2018

Bashkimi Europian për herë të parë ka folur për çështjen e ndryshimit të kufijve në negociatat ndërmjet Thaçit e Vuçiq.

Komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili ka marrë pjesë sonte në panelin e Forumit të Alpbach ka thënë se nëse zgjidhja nënkupton ndryshim kufijsh atëherë duhet të jepen garanci që nuk do të këtë efekt në vende tjera. “I takon Vuçiqit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal e jo të shkaktojë jostabilitet diku tjetër. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre”, tha Hahn. ‘E duartrokas angazhimin e Vuciqit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE’në’, shtoi ai.
 

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret