TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Familja e Hasan Prishtinës kundërshton Veselin, nuk duan zhvendosjen e eshtrave të tij në Kosovë

August 17, 2018

Përfaqësuesi i familjes së Hasan Prishtinës, stërnipi Mehmet Prishtina, përmes një reagimi ka thënë se eshtrat e patriotit Prishtina nuk duhet të lëvizen nga aty ku pushojnë, mirëpo do të duhej të kishte angazhim nga liderët e institucioneve të Kosovës që te varri i tij, të ndërtohej edhe Muzeu i Madh i Bashkimit Kombëtar.

Në 85-vjetorin e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina, është folur për zhvendosjen e eshtrave të tij nga Kukësi në Prishtinë, ide kjo e prezantuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Mirëpo, kjo gjë nuk ka gjetur mbështetjen e familjes së Prishtinës. Ja reagimi i plotë i familjes Prishtina pa ndërhyrje: HASAN PRISHTINA E KA VENDIN ATY KU BASHKOHET KUFIRI DHE IDETË E KOMBIT SHQIPTAR (Përkitazi me iniciativën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)! Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapësira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar. Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë. Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste. Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri. Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë  në mendje e zemër. Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kerkojme te mos levizet nga varrezat e Deshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukëst! Perfaqesuesi i familjes së Hasan Prishtinës Mehmet PRISHTINA
 

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret