TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Haziri mbështetë Parlamentin Studentor për përfaqësimin në Samitin e Paqes në Korenë e Jugut

September 6, 2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Parlamentit Studentor në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, Adrian Bajramin dhe Blerina Ajvazi nga organizata Rinia Studentore. Kryetari Haziri ka uruar për punën dhe angazhimin Parlamentin Studentor, ndërkaq ka përkrahur kërkesën e tyre për mbëshetetje financiare në përfaqësimin e Kosovës në Samitin e Paqes i cili mbahet në Korenë e Jugut.

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, Adrian Bajrami, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e madhe të studentëve me bursa komunale.
E, kreu i Gjilanit ka thënë se përpos mbështetjes me bursa komunale, në fund të këtij viti Komuna së bashku me Rotary Club Gjilani do të organizoj një gala mbrëmje humanitare dhe të hollat që do të mblidhen, shkojnë direkt për mbështetjen ndaj studentëve, veçanrërisht femrave

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret