TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Infeksioni me Virusin e Nilit Perëndimor

August 22, 2018

Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) është një arbovirus i cili bënë pjesë në familjen Flaviviridae. Virusi bartet me pickimin e mushkonjës së infektuar, në pështymën e së cilës gjendet virusi. Dr. sci. Izet Sadiku Infektolog Transmetimi nga njeriu në njeri nuk është e mundur, përveç nëpërmjet transfuzionit të gjakut, transplantimit të organeve, ushqyerjes me gji dhe gjatë jetës intrauterine. Virusi u zbulua në vitin 1937 dhe mori emrin Virusi i Nilit Perëndimor (WNV), sepse është e izoluar në gjakun e një personi me një gjendje të lehtë febrile, në luginën e Nilit Perëndimor në Ugandë. Nga Uganda virusi u përhap në të gjithë Afrikën, Azinë Perëndimore, Australi dhe pastaj në mes të shekullit njëzetë është transferuar në Evropë, së pari në Francë dhe Izrael. Një nga epidemitë më të mëdha e Infeksionit me Virusin e Nilit Perëndimor në Evropë ishte në Rumani (Bukuresht) nё vitin 1996. Kjo epidemi përfaqëson epideminë e parë të madhe në mjedisin urban dhe disa vjet më vonë në vitin 1999, ёshtё paraqitur një epidemi e madhe në Amerikë (Nju Jork). Viteve të fundit faktorët klimatik kanë ndikuar që virusi të përhapet edhe në vendet afër Kosovës si Hungari, Shqipëri, Serbi dhe në Greqi ku ka pasur epidemi më të madhe në vitin 2010 dhe 2011. Kjo ka treguar se infeksioni me Virusin e Nilit Perëndimor do të paraqitet edhe në Kosovë. Virusi i Nilit Perëndimor është një arbovirus që transmetohet nga mushkonja femër e gjinisë Culex. Sëmundja paraqitet zakonisht në fund të verës dhe fillim të vjeshtës kur është sezoni më aktiv i mushkonjave.

Rezervuar natyral i virusit janë zogjtë të cilët rrallë sëmuren. Zogjtë e infektuar arrijnë viremi të lartë dhe mushkonja gjatë pickimit të zogut infektohet. Zogjtë që migrojnë janë konsideruar përgjegjës për përhapjen e viruseve midis vendeve të ndryshme. Viremia që ndodh pas pickimit të mushkonjave të infektuara është e shkurtër dhe e ulët, kështu që nuk është e mundur të transmetohet më tej virusi nga njeriu i infektuar me pickim tё mushkonjave. Transmetimi ndërhuman është i mundur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe gjithashtu përshkruhet transmetimi vertikal nga nëna tek fetusi si dhe transmetimi nëpërmjet rrugës së gjidhënies. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2002 u regjistruan 23 persona tё infektuar me WSN që ndodhi pas transfuzionit tё gjakut nga donatorë asimptomatikë. Kur është fjala për transmetimin intrauterin, gjatë hulumtimit të Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-Centers for Disease Control) me rreth 70 gra shtatzëna me infeksion me WNv, të dhënat treguan se numri më i madh i grave kanë lind fëmijë të shëndetshëm. Është përshkruar një rast ku është provuar se ka pasur transmetimi të infeksionit me WNV, dhe fëmija ka lind me chorioretinitis dhe microcephaly.

Manifestimet klinike Koha e inkubacionit është e shkurtër dhe varion nga 2-14 ditë, zakonisht 2-6 ditë. Në shumicën e rasteve rreth 80% tё rasteve, të njerёzit e infektuar me virusin e Nilit Perëndimor, infeksioni është asimptomatik, ndërsa në 20% tё rasteve zhvillohet një formë e lehtë klinike e cila sëmundje njihet si Ethet e Nilit Perëndimor, që karakterizohet nga shfaqja e etheve, dobësi, dhimbje në muskujt dhe nyje, dhimbje koke, dhe shpesh ekzantemë dhe barkqitje. Vetëm 1 në 150 njerëz të infektuar me WNV merr formë tё rëndë tё sëmundjes e ashtuquajtur sëmundje neuroinvazive që mund të shfaqet si meningjit ose encefalit. Sëmundja neuroinvazive është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar, veçanërisht te ata mbi moshën 65 vjeçe, te pacientët me imunitet të dobësuar, pacientët me diabet, hipertension, si dhe në popullatat ku që virusi lajmërohet për herë të parë. Përveç etheve të Nilit Perëndimor dhe sëmundjet neuroinvasive të shkaktuar nga WNV, janë përshkruar shumë rrallë paraqitja e infeksionit viral me WNV në formën e miokarditit, pankreatitit dhe hepatitit fulminant. Meningjiti i shkaktuar nga Virusi i Nilit Perëndimor karakterizohet nga simptomat e zakonshme të meningjiteve virale dhe nuk dallon shumë nga meningjitet tjera virale, sipas pasqyrës klinike dhe biokimisë së lëngut cerebrospinal(CST). Encefaliti karakterizohet me temepraturё tё lartë, dhimbje koke, vetëdije të turbullta. Çrregullimet kualitative të vetëdijes munden me u paraqit si deficiti qendror neurologjik, dezorientim, konfuzion, agjitacion,dhe çrregullimet kuantitative si somnolencё, sopor dhe komë.

Diagnoza e sëmundjes Diagnoza laboratorike kryhet përgjithësisht duke testuar lëngun cerebrospinal (CSF) ose serumin për të për të zbuluar antitrupa specifike të IgM të WNV. Antitrupat specifikë, IgM pёr WNV zakonisht detektohen prej ditës së 3-të deri në ditën e 8-të pas fillimit të sëmundjes dhe vazhdojnë për 30 deri në 90 ditë, por është dokumentuar edhe detektimi më i vonshëm. Prandaj, antitrupat pozitive të IgM, herë pas here mund të pasqyrojnë një infeksion të kaluar. Nëse serumi mblidhet brenda 8 ditëve nga fillimi i sëmundjes, mungesa e IgM-së specifike të virusit nuk përjashton diagnozën e infeksionit WNV dhe testi mund të duhet të përsëritet duke marrë një mostër të mëvonshme. Në përgjithësi, antitrupat IgG për WNV paraqiten menjëherë pas IgM antitrupave dhe vazhdojnë të qëndrojnë për shumë vite pas një infeksioni simptomatik ose asimptomatik. Prandaj, prania e antitrupave IgG është vetëm një provë e infektimit të mëparshëm dhe rastet klinikisht kompatibile me praninë e IgG, por jo IgM, duhet të hulumtohen për agjentët e tjerë etiologjikë. Izolimi I virusit nga kulturat virale dhe testet për të zbuluar ARN virale [RT-PCR] mund të kryhet në serum, likvor dhe ekzemplarë të indeve që mblidhen herët në fillim të sëmundjes dhe nëse rezultatet janë pozitive, mund të konfirmojë një infeksion.

Trajtimi Nuk ka vaksinë për parandalimin e infeksionit me WNV. Format klinike të Etheve të Nilit Perëndimor shërohen pas 7-10 ditë, edhe pacientët me meningjit gjithashtu kanë prognozë të mirë. Trajtimi i pacientëve me infeksion viral WNV të sistemit nervor qendror bëhet me mbështetje dhe terapi simptomatike, ndërsa te pacientët me pengesa në frymëmarrje duhet të bëhet mbështetje ventilatore. Terapi specifike nuk ekziston. Janë përdorur edhe ribavirina, alfa interferoni dhe imunoglobulina, por rezulatet janё tё rezervuara. Gjithashtu, parandalimi i infeksioneve intra-spitalore është gjithashtu i rëndësishëm

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret