TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Ivanov për referendumin: Maqedonisë i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike

September 27, 2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë referendumin për emrin, duke thënë se shtetit i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”. “Votimi në referendum është e drejtë, jo obligim”, ka thënë Ivanov më 27 shtator në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Banorët e Maqedonisë pritet të dalin në votime më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes që është arritur me Greqinë këtë vit, për të ndryshuar emrin e shtetit në Maqedonia Veriore. Kontesti i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, daton nga viti 1991, përkatësisht në vitin kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë e saj. Greqia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka përdorur çështjen e emrit si arsyetim për t’i vënë veto Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në këto dy organizata. Në rast në zbatimit të marrëveshjes, Greqia nuk do të pengojë më Maqedoninë në këto procese. “Më 30 shtator, nuk do të votoj dhe e di se ju, qytetarët e mi të dashur do të merrni një vendim të mençur”, ka thënë Ivanov në OKB. Ivanov, i cili e ka cilësuar këtë proces “shkelje të sovranitetit të shtetit” ka kritikuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që kanë vizituar Maqedoninë në javët e fundit, duke pretenduar se zbatimi i marrëveshjes për emrin është shpresa e vetme e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. Shtetet e Bashkuara dhe zyrarët evropianë kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në këtë proces me qëllim të dështimit të referendumi

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret