TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Ja se si duhet të aplikoni për TVR MODEL KIDS – ALBANIANS IN CANADA

September 20, 2018

Ky është viti i tretë me radhë që Televizioni TVR organizon projektin e madh televiziv TVR MODEL KIDS. Dy vitet e mëparshme janë organizuar në dy kryeqytetet e hapësirave shqiptare – Prishtinë dhe Shkup , si dhe për fëmijët nga Diaspora në Bern të Zvicrës. Në të dy organizimet kanë aplikuar me qindra fëmijë shqiptarë , të cilëve më pas ju është mundësuar prezantimi në ekranin televiziv , në studion e këtij show garues  , me prezencë të publikut dhe të afermeve të tyre. Për shkak të një interesimi të jashtëzakonshëm  te prinderve shqiptarë në Maqedoni  për të aplikuar për fëmijët e tyre , stafi i televizionit është detyruar që të beje edhe nje audicion të dytë  , për të përfshirë të gjithë të interesuarit në këtë projekt  ,i cili ishte me përmasa të jashtëzakonshme . Në foton e mëposhtme është momenti i pjesmarrjes së fëmijëve në Audicionin e TVR Model Kids në Shkup. Sistemi i votimit është online dhe sejcili  kandidat që merr pjesë , i jepet hapësirë një javë për tu votuar nga publiku . Fillimishtë kandidatët prezantohen në skenën e showt para publikut dhe të afermëve të tyre. Pas transmetimit të showt në televizion, sejcili kandidat ka një javë ne dispozicion për tu votuar nga publiku . Një video prej 30 sekondash nga momentet më të bukura të kandidatit gjatë prezantimit në show , do të vendoset në youtube  dhe një shikues në këtë video , llogaritet 1 votë. Ky sistem votimi është  transparent dhe interaktiv duke ju dhënë mundësinë familjarëve të kandidatëve , që të përkrahin dhe percjellin non stop procesin e votimit. Kandidatët që grumbullojnë më tepër vota kualifikohen për në Superfinale. Në superfinale sistemi i vlerësimit bëhet nga një juri profesionale , që përbëhet nga emra të njohur të botës së televizionit  , modës dhe showbizit në përgjithësi. Fitues i vitit të parë në TVR model Kids është Rejan Raci nga Prishtina  , i cili  pas garës dhe fitores në këtë spektakël , është bërë  simbol i Model Kids në të gjitha hapësirat shqiptare , duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet e modelizmit dhe bukurisë . Rejani gjithashtu është shembull i bashkmoshatarëve të tijë jo vetëm në fushën e modelingut , por edhe në sport dhe mësime. Fituese e vitit të dytë është Blerta Tahiri nga Shkupi , e cila sfidoi me qindra fëmijë duke rrëmbyer votat e publikut dhe të jurisë . Blerta gjithashtu është një nxënëse e shkëlqyer dhe menjëherë pas fitores në këtë show, drejt saj kanë vërshuar ftesat e shumta nga agjensitë e ndryshme të modës për fëmijë , si dhe organizatorë të eventeve të bukurisë. Përveç modelingut  Blerta shquhet dhe për talentin e saj në muzikë. Këtë vit ky projekt nis me fëmijët shqiptarë në Kanada me titullin TVR MODEL KIDS – ALBANIANS IN CANADA Edhe këtë vit në krye të këtij projekti qëndron Rifat Avdiu i njohur si autor dhe organizator  i shumë spektakleve televizive për promovimin e talentëve të shumtë në Kosovë dhe Diaspore  si ” Dua te Jem ”  “Pasioni im” ,  spektakle këto ku jane promovuar për herë të parë talentë , të cilët sot janë yje të showbizit si : Kaltrina Selimi , Dafina Rexhepi , Ardian Bujupi  dhe shumë të tjerë. Në fillim të Shtatorit ai së bashku me ekipin televiziv është vendosur në Toronto dhe për herë te parë, sjellë këtë mundësi , për femijët e mërgimtarëve tanë në Kanada , duke organizuar TVR MODEL KIDS – ALBANIANS IN CANADA Kjo mundësi ju jepet të gjithë fëmijëve shqiptarë të moshës 4 – 9 vjec që të jenë pjesë e këtij show . Për ta mund të aplikojnë online  prindërit e tyre në faqen e Televizionit R në facebook : Televizioni TVR. Gjatë aplikimit të rubrika e mesazheve , duhet të dërgohen dy foto të kandidatit/es ,  të dhënat për moshën , Emrin dhe Mbiemrin , Vendbanimin si dhe një numër kontakti. Stafi i Televizionit më pas i fton kandidatët e perzgjedhur  në edicione të caktuara për tu prezantuar në këtë show , i cili do të transmetohet  çdo javë në Televizionin R .Për informacione të hollësishme mund të kontaktoni dhe stafin organizativ në numrin +1 437 972 1973. Televizioni R shikohet në të gjithë Kosovën , në rrjetet kryesore të transmetimit si Kujtesa dhe rrjetet e tjera kabllore. Ndërsa në të gjithë Europën , Amerikë , Kanada dhe Asutrali  ,në mbi 37 pako të kanaleve shqiptare si dhe Live në Internet në portalin e TVR  www.televizionitvr.com.        

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret