TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kanadaja dhe Shqiptarët – Agim Hadri

September 14, 2018

Agim Hadri  – Portret  ,Shkruan : Rifat Avdiu , Toronto.. Emrin e tij e njohin shumë familje shqiptare që kanë emigruar në Canada. E njohin edhe  ata që se kanë takuar kurrë , pasi fjala tek ne shqiptarët përhapet me shpjetësinë e dritës ,sidomos kur kemi halle dhe kërkojmë zgjidhje . Zgjidhja në të shumtën e rasteve është emri i tij, angazhimet  si këshilltar për emigracion si dhe drejtor në “Albanian Canadian Association Kosova ” me qendër në Toronto , ku shquhet për aktivitetet ndërkomunitare. I përpiktë në terminet me bashkatdhetarët e shumtë që e vizitojnë këtë qendër , për të kërkuar këshilla dhe asistencë profesionale  në procesin e integrimit të tyre në Kanada  . Gjithmonë i  qetë dhe me një aureolë pozitive që e rrethon pavarësishtë rasteve që  përballet herë pas here , me shumë përkushtim i shoqëron ato deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre. Eshtë i pari që merr përgjigjet e rasteve të zgjidhura  nga institucionet përkatese  kanadeze dhe më pas e përcjellë tek palët që kanë trokitur tek ai për  të realizuar ëndrrën e tyre të qëndrimit në Kanada. Eshtë përjetim i vecantë momenti kur dikujt qe pret pergjigje pozitive ,ankthin  ja shndërron  në gëzim duke ju kumtuar përgjigjen pozitive Këtë gëzim , Agimi e ndien po aq sa ta , pasi nuk ka të bëjë thjeshtë me një sukses profesional të radhës , por shumë më tepër se kaq . Ka të bëjë me njerëzoren , atdhetaren , humanitaren , për ti  akomoduar për një jetë më të mire në Kanada , rastet  e bashkatdhetarëve qe e zgjedhin këtë vend për nje qëllim te tillë , ashtu siq kishte ndodhur me të kur shume vite më parë  ishte detyruar ta linte Kosovën për të gjetur strehim dhe përkrahje  tek autoritetet kanadeze. Ka shumë nostalgji për të kaluarën dhe  rininë e tijë në Kosovë . Malli për vendlindjen  gjithnjë shuhet dhe ndizet në takimet e përditshme me bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare që vijnë tek ai për ti asistuar në realizimin e ëndrrës së tyre për të qëndruar dhe jetuar në Kanada.      

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret