TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Këshilla se si mund të ulni rrezikun për atak në zemër

August 31, 2018

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore Ndër simptomat kryesore të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është dhimbja e kraharorit. Kjo dhimbje mund të shfaqet kur ngjit një malore, shkallët apo kur ekspozohesh ndaj një klime të ftohtë. Dhimbja shfaqet në kraharor, në formë shtrënguese apo në krahun e majtë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Për të reduktuar rrezikun për atak në zemër dhe goditjen në tru, si dhe për të pasur një zemër të shëndetshme ndiqni këto këshilla: Mos pini duhan Konsumoni sa me pak kripë Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate Kryeni rregullisht aktivitet fizik Kufizoni konsumin e alkoolit Nëse keni tension të lartë të gjakut ose diabet, merrni rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret