TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Këto 3 simptoma të çuditshme, mund të jenë shenjat e para të diabetit

August 17, 2018

Në pjesën më të madhe rasteve, pacienti nuk e kupton që ka diabet pasi nuk shfaq asnjë shenjë si urinimi i shpeshtë, humbja ose shtimi në peshë, etja e shtuar etj. Në disa raste si shfaq disa “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët. Nëse po përjetoni një nga këto simptoma, siguroheni të konsultoheni me një mjek. 1.Probleme me mishrat e dhëmbëve: Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care”, peridioniti, njohur ndryshe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të jetë një nga shenjat e para të diabetit të tipit 2. Studimi ka zbuluar se njerëzit që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve, janë më të rrezikuar nga diabeti dhe prediabeti, Lidhja mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re. Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka si fillim të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për nivelin e lartë të sheqerit në gjak që shkakton diabetin. 2.Njolla të errëta në lëkurë: Shumë kohë para se të shfaqet diabeti, mund të vëreni njolla apo vija të errëta në pjesën e pasme të qafës. Kjo gjendje, e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”, është zakonisht shenjë e rezistencës ndaj insulinës, që mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Në raste më të rralla, kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga cistet e vezoreve, çrregullimi hormonal ose i tiroides, madje edhe nga kanceri. Ilaçe të caktuara dhe suplemente, përfshirë edhe pilulat për kontrollin e lindjeve, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse. 3.Mpirje të këmbëve dhe duarve: Rreth 10%-20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë dëmtim të nervave të lidhura me këtë sëmundje. Në fazat e hershme mund të jetë e vështirë për t’u pikasur. Mund të ndjeni mpirje në këmbë dhe mungesë ekuilibri. Këto ndjesi të çuditshme mund të shakktoehn edhe nga diçka e thjeshtë si veshja e këpucëve me taka të larta ose qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë. Megjithatë mund të shkaktohen edhe nga gjendje serioze, si skleroza e shumëfishtë , prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret