TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Konjufca: Kadri Veseli po e pamundëson mbajtjen e seancës

September 5, 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë të përbashkët të opozitës ka thënë se shtyrja e seancës së thirrur nga Qeveria është e qëllimshme, pasi sipas tij kjo po bëhet për ta pamundësuar seancën e thirrur nga opozita.

Konjufca ka thënë se opozita e ka thirrur seancën para pozitës, madje ka mbledhur 51 nënshkrime të cilat sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit ia mundësojnë mbajtjen e seancës në kohën e kërkuar. “Kjo që po ndodhë po kuptohet nga të gjithë. Shtyrja e seancës është e qëllimshme që me mbërri data 7 shtator e mos me arritë opozita me e mbajtë seancën e vet. Kadri Veseli po ja pamundëson opozitës mbajtjen e seancës së cilën e kemi thirrë para asaj të Qeverisë, ndërsa e ka obligim kushtetues mbajtjen e seancës që e kemi thirrë, pasi i kemi mbledhë 51 nënshkrime”, është shprehur Konjufca
 

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret