TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kosova U21 e gatshme për duelin me Izraelin, flasin para ndeshjes Broja, Mema e Daku

October 15, 2018

Kosova U21 të hënë e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Izraelit, që njëherësh është edhe dueli i fundit i Dardanëve të rinj në ciklin e tyre të parë kualifikues për Evropianin 2019. Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin Erdogan Celina gjatë kësaj stërvitjeje, e cila u zhvillua në stadiumin “Ramat Gan” në Tel-Aviv, punuan në skema të ndryshme dhe dhanë idetë e tyre të fundit për lojtarët. Prekazi kërkoi nga futbollistët që të jenë syçelë dhe të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit, duke e ditur që në ndeshjen e parë izraelitët kishin shfrytëzuar në maksimum mundësitë që iu dhanë para portës sonë. Nga djemtë po ashtu u kërkua që ndeshjen e fundit ta luajnë pa presion, por me angazhim maksimal dhe me dëshirë për sukses.

Gëzon fakti se gjendja e të gjithë futbollistëve është shumë e mirë dhe që të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin e nesërm. Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Ramat Gan” në orën 18:00 sipas kohës në Tel Aviv (17:00 sipas kohës tonë)

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret