TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kuvendi i Maqedonisë bën historinë, seanca udhëhiqet në shqip

January 31, 2019

Është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë sot nisi të flas shqip. Kreu shqiptar i Kuvendit Talat Xhaferi seancën e sotme pyetje deputetësh e hapi dhe e vazhdoi ta udhëheq në gjuhën shqipe. Por një gjë e tillë nuk u prit mirë nga partia VMRO-DPMNE. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski theksoi se me sjelljet e këtilla kryetari i Kuvendit thyen rregulloren e Parlamentit.  

  “Pikërisht këtu në Kuvendin Republikan shpejtuat që të miratoni dhe ta fuqizoni ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe atë me shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Bëtë shkelje të ligjeve, Rregullores së punës së Kuvendit si dhe Kushtetutës. Sot sërish jemi dëshmitarë se si në vigjilje të zgjedhjeve shpejtoni sërish që me shkelje të reja procedurale ta vendosni në funksion ligjin për gjuhët, vetëm për një votë më shumë si dhe për marketing politik. Këtë që po e bëni sot është në kundërshtim me nenin tre të Rregullores në të cilin thuhet se gjatë punës së Kuvendit gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti i saj cirilik”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së. Në kundërpërgjigjen e tij kreu i Kuvendit Talat Xhaferi  edhe një herë potencoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar dhe i njëjti tani  është  edhe në fuqi, andaj akuzat e VMRO-së  opozitare  nuk kanë bazë

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret