TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

February 2, 2019

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik. Deputetët fillimisht kanë votuar për secilin amendament të dalë nga Komisioni për Administratë Publike për këtë Projektligj. Fillimisht kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë amadamentet Projektligjit. “Kemi njëri ndër ligjet më të rëndësishëm, Ligjin për Pagat në sektorin publik. Ato që i ka miratuar Komisioni pres që t’i përkrahni. Ka pasur një anarki të pagave, për këtë kërkojë që ky Projektligj të miratohet. Shumica e amendamenteve janë inkorporu. Kemi pasur presione nga institucione të ndryshme që t’i rris pagat. Parimi i Ligjit është që t’i nivelizojë pagat në të gjitha sektorët”, tha Hasani. Gjithashtu në Kuvend po shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, si dhe projektligje të tjera. Ndryshe, Projektligji për Paga ishte temë debatesh të nxehta dhe grevash të shumta gjatë javëve të fundit. Në shenjë pakënaqësie me këtë Projektligj, për tri javë rresht kanë qenë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret