TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Liderët e koalicionit mblidhen në zyrën e Thaçit

August 30, 2018

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij në qeveri kanë shkuar në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi për një takim në të cilin raportohet se do të bisedohet për propozimin e tij të fundit për korrigjimin e kufijve. Për Haradinajn, kjo është përballja e tij e dytë sy më sy me Hashim Thaçin brenda ditës. Në takim janë parë të jenë futur edhe dy zëvendës kryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, aleatë të Haradinajt në qeverinë e Kosovës ndërsa nuk dihet nëse në takim është i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si partneri më i madh në qeveri. Mbrëmë AAK e Haradinajt doli zyrtarisht kundër idesë së Thaçit për ‘korrigjimin e kufijve’ me Serbinë. Më herët, Thaçi tha se ka pasur një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell nga i cili tha të ketë marrë mbështetje për propozimin e tij për korrigjimin e kufijve.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret