TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Matteo Salvini: Faleminderit Shqipërisë, turp Francës

August 25, 2018

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka falenderuar sot qeverinë shqiptare për marrjen e 20 emigrantëve nga Eritrea që janë bllokuar në portin e Katanias. Në një takim me aktivistë të partisë së tij, Salvini tha se Franca refuzoi të merrte emigrantët ndërsa Shqipëria, një vend që nuk është në BE, u tregua e gatshme Prej disa ditësh, anija ushtarake italiane “Diciotti” me rreth 177 emigrantë nga Eritrea ka shkaktuar një incident ndërkombëtar mes BE dhe Italisë. Natën e 15 gushtit një gomone që mbante emigrantët nga Eritra ndodhej në det të hapur dhe kërkoi ndihmën e rojës bregdetare të Maltës. Autoritet e Maltës refuzuan ta ndihmonin. Gomonia hyri në ujerat territoriale të Italisë. Anija ushtarake “Diciotti” i mori në bord dhe u ankorua na Katania. Ministria e Brendshme Italiane nuk pranoi që emigrantët të zbrisnin në territorin italian, duke kërkuar që nga vendet e BE të respektojnë marrëveshjen për kuotat e emgrantëve. Ndërkohë që ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se nëse BE nuk merr kuotat e saj të emigrantëve Italia do të ndërpresë fondet që jep në union për emigracionin. Sot ndaj Salvinit kanë nisur hetime të prokurorisë në Itali për shkelje të ligjeve të trajtimin e emigrantëve duke mos i pritur në territorin italian, por duke i bllokuar në anije.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret