TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Më 29 gusht, një hap tjetër i rëndësishëm për vizat

August 22, 2018

Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE).

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit. Në fund të këtij muaji pritet të vazhdojë rrugëtimi i procesit të liberalizimit të vizave.
  Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE). Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit. Ndërkaq, votimi në këtë komision i hap rrugë kalimit të liberalizimit në Parlament dhe në Këshill të Ministrave. Përderisa votimi në PE bëhet me shumicë të thjeshtë, votimi në Këshill vlerësohet të jetë më i vështirë, pasi që ka disa vende anëtare të BE-së të cilat janë skeptike ende sa i përket liberalizimit. Megjithëkëtë, drejtues të institucioneve në Kosovë janë shprehur të bindur se qytetarët do të mundë të lëvizin lirshëm përgjatë këtij viti, porse përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të potencojnë se këtë vit nuk do të ketë mundësi që qytetarët të lëvizin në zonën Shengen  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret