TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Mjaft me produkte kozmetike, përdorni këto 5 ushqime për lëkurën

October 25, 2018

Lëkurë e pastër dhe plot jetë është diçka që të gjithë e duan, por që nuk bëjnë sa duhet për ta patur . Veç gjenetikës, është stili i jetesës, dieta ushqimore dhe produktet kozmetike ato që ndikojnë në cilësinë e lëkurës. Produktet e fytyrës mund të jenë të kushtueshme dhe vijnë me jo pak efekte anësore , ndaj mënyra më e mirë për t’u kujdesur për lëkurën është ajo sa më pranë natyrales Përqëndrohuni tek ushqimet që mund të shkëlqejnë lëkurën tuaj dhe veprojnë si tonifukes hidratues e pastrues natyralë. 1. Banania Banania është e pasur në kalium dhe mund të veprojë si një hidratuese shumë e mirë. Vitamina B, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës kundër plakjes. 2. Mjalti Mjalti është i pasur me antioksidantë që jo vetëm pastrojnë lëkurën, por edhe e mbrojnë atë nga bakteret e dëmshme. 3. Molla Mollët janë të pasura me vitaminë C. Ky është një lajm i mirë për lëkurën tuaj pasi kjo vitamin forcon dhe tonifikon lëkurën e hollë e të ndjeshme të lëkurës . Mollët gjithashtu mund të parandalojnë prodhimin e radikalëve të lira që shkaktojnë plakjen e parakohshme. 4. Veza Ngrënia e vezëve ose aplikimi i një maske veze në fytyrën tuaj është shumë e shëndetshme për lëkurën tuaj. Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A që ndihmon në riparimin e lëkurës. Klikoni ketu per te lexuar mbi efektin e të bardhës së vezës në fytyrë/ Receta e maskës 5. Karrota Nëse doni që lëkura juaj të thithë rrezet e diellit më shpejtë dhe të nxihet në mënyrë uniforme provoni maskën me karrota dhe vaj ulliri. Karrota është e pasur në vitaminë A, e cila ndihmon në riparimin e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave të reja

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret