TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Ndeshja kundër Izraelit/ Lorik Cana u bën thirrje tifozëve për të përkrahur Kombëtaren

August 31, 2018

Kombëtarja shqiptare ka një ndeshje shumë delikate më 7 shtator në “Elbasan Arena” përballë Izraelit në kuadër të debutimit në Ligën e Kombeve. Duke ditur rëndësinë e këtij takimi, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka bërë një thirrje për tifozët nga të cilët kërkon mbështetje.

Ai thotë se këto kohë, po ndërtohet një skuadër që përfaqëson për shumë vite dhe se do të na japë shumë kënaqësi, por e vetmja gjë për të cilën skuadra ka nevojë në këto momente, është mbështetja.
Shqiptarët padyshim duhet të përkrahin siç e kanë bërë shumë herë, disa herë me shumë pasion pasi ka dashamirësi ndaj ekipi kombëtar që nuk mungon dhe nuk do të mungojë asnjëherë, sidomos kur kombëtarja ka nevojë më shumë. Është një fillim, një kompeticion i ri dhe po ndërtohet skuadra që do të na përfaqësojë për shumë vite dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje. Në momente vështirësie, kur fillon një kompeticion i ri, kur ka probleme me dëmtime dhe me skuadra, mbështetja e tifozëve bëhet më e rëndësishme. Ne si shqiptarë kemi nevojë në këto momente kyçe dhe të vështira që të tregojmë prezencë dhe dashamirësi e ngrohtësi për këtë ekip kombëtar. Unë i pari do të jem në stadium duke mbështetur me shumë qejf dhe jam i sigurt se do të ndërtohet një skuadër që na jep shumë kënaqësi në të ardhmen.

Lorik Cana, ish-kapiten i Kombëtares

Për këtë ndeshje, edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret