Në Toronto , Kanada – Ceremoni solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
February 2, 2019
Më 17 Shkurt në oren 11 paradite , në Queen’s Park sheshi para Parlamentit Provincial në Toronto ,do të mbahet ceremonia zyrtare për shënimin e 11 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës .
Ky organizim do të mbahet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Toronto , në bashkepunim me shoqatat shqiptare në Ontario , ku pritet të marrin pjese një numer i madh i shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Kanada.
Me këtë rast do të bëhet ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës para Parlamentit të Torontos dhe me një fjale përshëndetëse të pranishmëve do të ju drejtohet Konsulli i Përgjithshem i Republikës së Kosovës Donat Syla.
Në këtë ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike Kanadeze dhe diplomatë të shteteve të ndryshme të akredituar ne Toronto. Për pjesmarrësit do te ketë edhe nje program i pasur kulturoro – artistik , ku nuk do te mungojnë edhe ushqimet tradicionale shqiptare.
Televizioni TvR do të përcjellë nga afër këtë ceremoni dhe do të ju sjellë një kronikë të zgjeruar televizive.
Toplista TVR
Profile nga Diaspora

Donatoret