Pakistan, vritet këngëtarja e famshme Muskan

pakistan

Këngëtarja e njohur pakistaneze Muskan 38 vjece, është vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit në qytetin veriperëndimorë Pesharav nga katër atentatorë të panjohur, derisa Muskan ka qenë duke biseduar me një grua e cila merret me art në rrugët e qytetit, njoftojnë policia pakistaneze.

Sulmi ka ndodhur shumë afër shtëpisë së saj, ndërsa këngëtarja e njohur nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të mara.’Deri më tani tre herë i ka shpëtuar atentatit, si duket ka pasur ndonjë mosmarrëveshje”, njoftojnë nga policia.Sulmet ndaj këngëtarëve janë të shpeshta në këtë zonë, pasi që thuhet se muzika nuk mund të krahasohet me islamin.

Vitin e kaluar, aktorja e re 18 vjecare Bushra ishte sulmuar me acide derisa ka qenë duke fletur në shtëpinë e saj në Islamabad.Para dy viteve një tjetër këngëtare e njohur 24 vjece gjithashtu është vrarë derisa ishte larguar nga saloni i ondulimit.


You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

Leave a Reply

Loading images...