TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Pas aksidentit, Rama shfaqet në…

February 1, 2019

Pas aksidentit të eskortës së kryeministrit Edi Rama në fshatin Gosë të Rrogozhinës, kreu i qeverisë u shfaq në Rroshnik të Beratit. Ky fshat është pjesë e projektit “100 fshatra”. Rama theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Sipas tij, me zhvillimin e turizmit, edhe mundësia që të rinjtë të kthehen në fshat është më e lartë, pasi do të kenë punësim dhe mundësi më të mira ekonomike. “Ajo që vlen të theksohet është që ne duam të bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë që e kanë parë gjithmonë të ardhmen jashtë fshatit, duke menduar se jashtë fshatit ka më shumë mundësi se brenda në fshat. Patjetër jashtë fshatit fitohet më shumë kur brenda në fshat nuk ka asnjë mundësi, por me mundësitë që ne kemi krijuar, që thjesht shtëpinë tënde ti ta kthesh në një mekanizëm ekokomik duke e kthyer në një pikë mikpritjeje për të cilën ne qeveria të japim kontributin. Janë 100 milionë lekë për programin “100 fshtrat” për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi. Kush investon në agroturizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”, u shpreh Rama.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret