PER TVR

Televizioni TVR trasnmeton program 24 ore krysishte per Diasporen Shqiptare:
1-Muzike nga te gjitha zhanret e muzikes shqiptare
2-Emisione dhe reportazhe per shqiptaret ne Diaspore , ku prezantohen profile te bashkatdhetareve te sukseshem nga fusha e biznesit , artit , muzikes, letersise, sportit, talente te rinje , veprimtare te ceshtjes kombetare, shoqata shqiptare , mbremje dhe koncerte te ndryshme , vizita ne familjet e mergimtareve etj..
3-Emisione dhe dokumentare te ndryshem nga trevat shqiptare
4-Filma shqip
5-Filma vizatimore per femije te perkthyer ne gjuhen shqipe
6-Emisione nga estrada muzikore
7-Spektakle dhe show te ndryshme televizive

Ne programin e ketij televizioni nuk ka:
1-Lajme
2-Emisione politike
3-EMisione fetare

Ky televizion lindi si domosdoshmeri e kohes qe Shqiptaret ne Diaspore te kene nje dritare te tyre mediatike per te prezantuar ngjarjet dhe aktivitetet kulturore dhe kombetare.Si i tille nuk i perket asnje rryme politike apo fetare por ju perket Shqiptareve ne Diaspore..

Bashkatdhetaret qe jetojne ne USA, dhe ne vendet tjera te Europes do te mund ta shikojne programin e TVR-se nepermjet platformes digitale “DiasporaTV”.

 Si punon platforma DiasporaTV?

Nuk ka nevojë për antenë satelitore, as CableTV kompani lokale në vendin ku banoni e as për kompjuter. Ju porositni resiverin me parapagim prej nesh, dhe kur pranoni resiverin me postë, e lidhni me një kabllo në televizor (kablloja është me 3 ngjyra: verdhë, bardh dhe kuq) dhe një kabllo e internetit (network cable) shkon prej resiverit në modem apo router (kuti të internetit në shtëpinë tuaj). Kjo është e tëra rreth instalimit. Kur pranoni kutinë nga ne, brenda është edhe një udhëzues në gjuhën shqipe i cili ju ndihmon se si ta instaloni dhe përdorni resiverin e DiasporaTV.

Ne Kosove shikuesve do te ju mundesohet te shikojne TVR-ne nepermjet rrjetit kabllovik te Kujteses dhe Ipkos.Ne Shqiperi,Maqedoni dhe Lugine te Presheves nepermjet rrjeteve te tjera kabllovike..

Loading images...