Rita bën muzikë rrugëve për të mbledhur para për Kosovën

rita kastrati nxenese

Ky është misioni humanitar i gjimnazistes për t`i dhënë kuptim diplomës së maturës.

Prishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down.Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe ka një javë që ka startuar me projektin humanitar „Down Syndrom Kosova”.

Sot është e shtuna e dytë që Rita Kastrati , bashkë me dy shokë të shkollës: Luca me kitarë dhe Noah me Cajon, do të këndojë rrugëve të Zvicrës për ti dalur në ndihmë fëmijëve të Kosovës.Në kuadër të këtij projekti, Rita ka kënduar një javë më parë në qytetin Wil, ndërsa sot pasdite ajo ju pret për tri orë të plota në St. Gallen, në qendër të qytetit të vjetër, në Bärenplatz.

Aty ku frekuentojnë me qindra qytetarë karshi bizneseve të ndryshme, ju keni rastin ta dëgjoni atë, të defreheni me tingujt e muzikës edhe në gjuhën shqipe dhe ta ndihmoni projektin e saj humanitar që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të mjerueshme të personave me sindromin Down në Kosovë.


You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

Leave a Reply

Loading images...