Shqiptarja kandidate në Zgjedhjet kantonale ne Zvicer

edlira

Edlira Dedja Bytyqi, pianiste profesioniste, docente në Konservatorin e Neuchatel në Zvicer dhe themeluese e Fondacionit “Opéra sans frontiéres”,nuk është e panjohur në ambientet e politikes aktive kantonale në Neuchatel (Zvicer).

Në zgjedhjet e këtij viti (12-13maj), ajo paraqitet si kandidate e Partise Socialiste Zvicerane per postin e Keshilltares kantonale:

Zonja Dedja-Bytyqi, bija e personalitetit te pedagogjise dhe letersise shqiptare për fëmijë, Prof. Bedri Dedja, ka një aktivitet të gjerë social-artistik. Fondazioni Opéra sans Frontiéres, themeluar prej saj dhe drejtuar, ka organizuar vitet e fundit, ne Zvicer dhe Belgjike, nje seri koncertesh te muzikes lirike dhe klasike, me artistë shqiptarë që dominojnë skenat më të njohura botërore si Tenori Saimir Pirgu, Violinisti Tedi Papavrami, Soprano Ermonela Jaho, Basi Frano Lufi,Mezzo-Soprano Mariana Leka, etj

Së bashku me fushatën e saj elektorale për zgjedhjet kantonale, Znj. Edlira Dedja-Bytyqi do të organizojë në Neuchatel në 12-13 maj edheOlimpiadën kantonale të baletit për të rinj. Ndërkohë, në nëntorin e ardhshëm, për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Zonja Dedja- Bytyqi do të organizojë në Bruksel (Théatre de la Monnaie), një Koncert të muzikës lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë.
Nuk mund  te anashkalojme dhe prezencen e saj ne spektaklin  per talentet shqiptare ne Diaspore- Pasioni im ,si anetare e jurise profesionale.

Aktiviteti i zonjes Edlira Dedja-Bytyqi është një shembull i pastër i nivelit të lartë të aktivitetit që intelektualët shqiptarë po arrijnë në fushat e tyre në mbarë botën.
Konvergjenca e këtyre intelektualëve dhe veprimtarisë së tyre në Ballkanin shqipfolës do të rriste padyshim nivelin e vetëdijes dhe aktivitetit iintelektual shqiptar dhe do të ndihmonte në rritjen e nivelit të shoqërisë së sotme shqiptare.

 


You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

Leave a Reply

Loading images...