Shqiptaret e Australise..

idriz1

Idrizi Halili eshte nje bashkatdhetar i yni me origjine nga Tetova i cili kryeson Keshillin e Radios 3zzz ne Melbourn te Australise , Radio kjo qe transmeton program ne gjuhen shqipe . Ne nje interviste ekskluzive per TVR , ai sjell historikun nder vite te emigranteve tane  atje , formave te organizimit si dhe shqetesimet me te cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar ne Australi…

TVR – Sa eshte perafersishte numri i Shqiptareve qe jetojne ne Australi?
Idriz Halili -Nga regjistrimi i fundit i popullsise se vitit 2001 rezulton se ne Australi jetojne dikund afer 10000 Shqiptare,por ne besojme se ky numer eshte shume me i madh..aty dikund kalon shifren e 30 mijeve.Shumica e ketyre bashkekombasve jane te vendosur ne Melbourne -shteti i Victorias,por ka numer te konsiderueshem edhe ne vende tjera si ne Sidney,Adelaide,Brisbane,Perth dhe vende tjera me te vogla.

TVR-Kur fillojne perpjekjet e para per tu organizuar ne shoqata ?
Idriz Halili -Shenjat e para te nje forme te organizimit te Shqiptareve i shofim shume heret kah vitet 50 te shekullit te kaluar.Emigrantet e pare Shqiptare ishin nga Shqiperia te cilet mesyne vendit ne kohen e Mbretit Ahmet Zogu.

.Disa pra ishin pro royalist e te tjeret ishin te ndjekur nga ky regjim..Vala e dyte e emigranteve erdhi ne kohen e shembjes se Qeverise se Fan S Nolit..Kurse nje numer me i madh migruan ne Australi me hyrjen e Regjimit Komunist ne Shqiperi…Keta pra ishin mbeshtetes te parimeve te Ballit Kombetar..Organizimi i pare formal i cili mbeti ne histori eshte hapja e nje radioprogrami ne gjuhen shqipe ary kah vitet 60…

.Me vone ne vitin 1971 kemi edhe hapjen e Klubit te pare te Futbollit -”Shqiponja” klub ky i cili ende ekziston me seli ne Melbourne.Pas kesaj ne vitin 1989 kemi edhe organizimin e pare te Komunitetit Shqiptaro-Australian si shoqate e cila tentoi qe te fuse nen ombrelle te gjitha asociacionet me te vogla.Vlen te permendim edhe shoqatat tjera qe ekzistojne;Radio 3zzz-Programi ne gjuhen shqipe i cili u themelua ne vitin 1989,Shoqata e grave,Klubi Futbolistik “Prishtina” i cili garon ne ligen e pare te shtetit-pra i vetmi klub ne diaspore qe ka arritur aq larte te klasifikohet,Komuniteti Shqiptare me seli ne Dandenong..

Pastaj Komuniteti Shqiptare ne Sheparton,etj etj.Shumica dermuese e Shqiptareve qe jetojne ketu jane me origjine nga rrethi i Manastirit dhe Prespes,nje numer i konsiderueshem jane nga Kosova,Shqiperia,kemi Arberesh nga Italia,Arvanitas nga Greqia e sotme,Lugina e Presheves dhe Bujanocit si dhe Mali i zi ku vlen te permendim qytetin e Ulqinit..

TVR-Ne cfare formati te organizimit eshte shoqata qe ju perfaqesoni?
Idriz  Halili -Shoqata qe une perfaqesoj pra Radio 3zzz emiton programe ne gjuhen shqipe dy dite ne jave.Kjo shtepi mediale eshte themeluar ne vitin 1989 me iniciative te disa bashkekombasve nge Tetova dhe Kosova.
Qellimi ishte qe te informojne degjuesit shqiptare me lajmet e fundit nga vendlindja si dhe argetimin e tyre duke mos munguar as edhe temat e dites sa i perket jetes se shqiptareve ketu ne Melbourne.

Fillimi ka qene i veshtire,qe te vije deri te nje informate kerkohej shume angazhim.me vone me angazhimin e reportereve nga Atedheu programet tona moren nje dimension te ri.Duhet te permendim disa nga bashkepuneoret tone si:Teuta Arifi,Antigona Qena,Mahi Nesimi e shume emra tjere te njohur te gazetarise dhe te jetes publike.
Ne studion tone kemi pasur mysafire te ndryshem duke filluar nga Adem Demaci,Anton Cetta,Mahi Nesimi,Shaip LLoga,si dhe kengetare dhe artiste te njohur si Shkurte Fejza,Violeta Kukaj,Gezim Nika,Sinan Hoxha dhe shume eshume te tjere.

TVR-Po mesimin plotesues ne gjuhen amtare ne cfare forme e keni organizuar?
Idriz Halili -Mesimi plotesues ne gjuhen amtare organizohet nen patronatin e Komunitetit Shqiptare .
Kurse arsimtaret paguhen nga Qeveria,mesimi mbahet ne shkolla publike diteve te shtuna dhe se vlen te permendet qe Shqipen femite tane mund ta marrin edhe si lende te rregullt ne shkolle te mesme dhe se kjo ndikon ne rritjen e mesatares se suksesit te tyre..

Nje nga ngjarjet me te rendesishme ketu ne Australi eshte Festivali Mbarekombetare i cili per cdo vit organizohet ne fillim te dhjetorit per nder te festes kombetare te 28 Nentorit.Ne kete manifestim marrin pjes dikund 5000 shqiptare nga mbare Australia.Ky festival mbahet ne nje nga parqet prestigjioze te Melbournit…

TVR-Natyrisht se dhe komuniteti i juaj atje ballafaqohet me sfida te ndryshme apo jo?
Idriz Halili -Me duhet te them se sa i perket organizimit neper shoqata ne ende calojme dhe se nuk kemi bere ndonje perparim te madh…Po te na shohesh ne ekran teleiziv ne ndonje nga programet dokumetare te emituara nga televizione te ndryshme ti mund te mendosh se ne i kemi punet per mrrekulli….Por realiteti eshte krejt ndryshe..

Ata dokumentare jane bere me porosi te disa individeve te cilet te prire nga ambiciet e tyre te semura karieriste tentojne te plasojne nje iluzion.Vet fakti qe ne jemi Komuniteti i vetem pothuaj qe ende nuk kemi ndertuar Qendren tone ashtu si i kane qindra Komunitete tjera tregon se ne kemi probleme te medha …
Asimilimi luftohet duke ruajtur gjuhen,traditen,vlerat kombetare e keta vlera mbrohen kur te kemi qendren tone..Ne kemi blere nje toke dikund 25 hektare qe para 23 viteve me qeelim qe atje te ndertojme Qendren Kulturore te Komunitetit Shqiptare..Por qe nga ajo kohe nuk ka asnje levizje….

TVR -Pervec organizimeve qe tashme kane karakter tradicional  qe i theksuat me lart , ka dhe tjera organizime te perjavshme ku takoheni dhe festoni  bashke me familje ?
Idriz Halili -Niveli i aktivitetit po bie me elan te larte nga viti ne vit …dhe se asimilimi po kercenon….

Fajet per kete plogeshti i kemi te gjithe ne shqiptaret e Australise por mbi te gjitha Intelegjenca e cila si duket u lodh nga injoranca e cila e mundi….dalje nga kjo krize shoh vetem me intervenimin e qeveritareve tane,qe te vijne te na ndihmojne,te na keshillojne..

Ndoshta autoriteti i tyre do te na bashkon..Per fat te keq ne te kaluaren kemi pasur vizita te disa zyrtareve te cilet erdhen me plot eufori dhe popullizem,na premtuan te pamunduren ,kur iken na e kthyen shpinen dhe na haruan..Ata na shikojne neve vetem si “dollare’ si monedhe dhe asgje tjeter…Me kujtohet Fishta i cili ne nje rast thote: “O zot i madh ruaje Shqiperine nga Shqiptaret”


You can leave a response.

2 Responses to “Shqiptaret e Australise..”

  1. Albert says:

    Bash mir per Kësi Njez Ka Nevoj Shqiptaria

  2. zef says:

    ju pershendes per informacioniqe mora nga sa une ju lexova ne faqen tuajedhe te TVR.

Leave a Reply

Loading images...