TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

URIMI PËR VENDIN TIM

January 1, 2019

Ndërrimin e motmoteve e prita në qendër të Torontos në Canada.. Qëllimisht anashkalova pritjen në ndonje Club apo Restorant.. Thjesht desha të përjetoj atmosferën origjinale të pritjes në sheshin e Torontos. Dhe ia vlejti .. Atmosferë fantastike..Qindra mijëra njerëz që urojnë dhe festojnë së bashku .”Happy New Year” – më urojnë njerëz qe i shihja për herë të parë ,duke zgjatur dorën dhe duke më përqafuar . Eh nuk e kishin vetëm me mua por të gjithë me njëri tjetrin .Kam festuar dhe në metropole të tjera të botës por një energji kaq pozitive nuk e kisha hasur më parë. Ndërsa metrot dhe trafiku urban ofronin udhëtim gratis në të gjithe Toronton për naten më të hareshme të vitit të ri deri në orën 7 të mengjesit Kjo është Canadaja , kur festojne knaqen e bëjnë qef, por edhe kur punojnë , punojnë shumë dhe fitojnë shumë . Vetvetiu ngazellehem e nje urim me del nga shpirti për vendin tim: U bëfsh si Canadaja – GËZUAR 2019

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret