TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Veseli për mediat gjermane: Jo ndarje dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive

September 22, 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për mediat gjermane rreth dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të tij për zgjidhjen finale të mundshme. Veseli për radion shtetërore gjermane Deutchlandfunk ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe në asnjë mënyrë as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive Veseli deklaron se kërkesa e Kosovës për Luginën e Preshevës lidhet me respektimin e të drejtave të tyre, ashtu siç kanë serbët të drejta në Kosovë. “Nuk do të ketë ndarje, dhe nuk do të ketë asociacion të me pushtet ekzekutiv”, ka deklaruar Veseli. “Serbia si një vend i pavarur duhet të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar komunitetin shqiptar atje”, shton ai. Ai ka thënë se Kosova po punon dhe do të punojë që të integrohen sa më shumë të gjitha komunitetet në Kosovë. “Përkundrazi, do të punojmë edhe më shumë për të integruar komunitetet tona, serbët dhe komunitetet tjera. Ndarja nuk është një opsion për Kosovën”, ka thënë ai. Sipas kësaj radioje, qëndrimi i Veselit është në linjë me qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka folur menjëherë dhe qartë kundër planeve të ndarjes. “Ne duam të integrohemi në komunitetin evropian dhe në NATO, dhe në këtë kuptim roli gjerman është shumë i rëndësishëm për ne si Kosovë”, ka shtuar me tej Veseli.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Niti - Ylli i ri nga Kanadaja

Kanadaja dhe Shqiptaret - Emisioni 2

Propozimi 4

Blondi - Simpati

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret